fbpx

Periodontologji

Sëmundjet periodontale janë infeksione bakteriale që shkatërrojnë fibrat lidhëse dhe kockën ku mbështeten dhëmbët. Këto sëmundje nga mungesa e trajtimit sjellin humbje të dhëmbëve.

Shkaktari kryesor i sëmundjeve periodontale është pllaka bakteriale që krijohet në sipërfaqet e dhëmbëve. Një nga shenjat e para është gjakosja e mishrave të dhëmbëve dhe acarimi i tyre, krijimi i xhepave periodontal, lëvizshmëria e dhëmbit etj.
Duhanpirësit kane risk të lartë për shfaqjen e sëmundjeve periodontale, këta kanë tendencë të kenë forma më të avancuara të patologjive periodontale.
Diabetikët gjithashtu kanë një risk të lartë për të zhvilluar infeksione dhe sëmundje periodontale, sidomos në rastet e diabetit të pakontrolluar. Në këto raste gingivitet dhe periodontitet janë në forma më të avancuara, të rënda.
Predispozita gjenetike, nëse familjarët tuaj kanë patur probleme periodontale, ju keni faktor risku të lartë për këtë patologji.
Probabiliteti i shfaqjes së periodontiteve rritet me numrin e faktorëve të riskut të pranishëm, njohja e këtyre faktorëve është e rëndësishme për parandalimin e sëmundjes dhe trajtimin e suksesshëm.

Higjiena e mirë orale, lënia e duhanit, më e rëndësishmja ndjekja e këshillave të dentistit, vizitat e rregullta për ekzaminimin dhe trajtimin e vazhdueshëm janë të rëndësishme për përmirësimin e sëmundjeve periodontale.