Trajtimi ortodontik me metodën e padukshme NUVOLA
Nëse dëshironi një buzëqeshje të përkryer dhe dhëmbë më të shëndetshëm NUVOLA është zgjidhja më e mirë.
Nëpërmjet këtij sistemi mund të trajtohen një gamë e gjërë rastesh ortodontike, duke ofruar rezultate të jashtëzakonshme pa patur shqetësimet apo parehatinë e braketave ortodontike tradicionale.
Në varësi të rastit ortodontik, mjeku jonë specialist vlerëson mundësite dhe mënyrat e trajtimit, një ndër to është metoda e padukshme NUVOLA që shërben për drejtimin e dhëmbëve, si teknika më e re dhe më e avancuar.
Lëvizjet e dhëmbëve realizohet nëpërmjet teknikës 3D. Avantazhi i kësaj teknologjie i lejon pacientit të shohë rezultatin final, në fillim të trajtimit.
Aparati NUVOLA është i padukshem, higjenik, preciz dhe rezultatet janë të shpejta.
Invisalign vs breketat ortodontike
Braketat tradicionale ortodontike kanë tendencë të jenë të pakëndshme dhe jo estetike, dhe po ashtu vështirësojnë mbajtjen e higjenës së gojës gjatë trajtimit ortodontik. Maskerinat e padukshme të Invisalign & Nuvola ju ndihmojnë të qëndroni me dhëmb të pastër, rehatshëm dhe me vetëbesim gjatë gjithë procesit të drejtimit të dhëmbëve. Nuvolat janë gjithashtu të lëvizshme dhe pa tela ndaj është më e lehtë për pacientin mirëmbajtja e higjenës së duhur orale. Nuvola ofron shumë avantazhe në krahasim me braketat ortodontike, përveç higjienës dhe estetikës.