Është fusha e stomatologjisë që kujdeset për shëndetin oral të fëmijëve.
Fëmijët kanë nevojë për dhëmbë të shëndetshëm për tu ushqyer dhe folur në mënyre të rregullt. Kujdesi për shëndetin oral të fëmijës fillon që në lindje.
Vizitat e para tek dentisti duhet të fillojnë rreth moshës 2 vjeç.
Kryesore që fëmija të ambientohet me klinikën dhe të familjarizohet me dentistin. Eksperiencat e tij të para do të jenë të thjeshta dhe miqësore.
Do ju mësojmë se si të kujdeseni për dhëmbët e qumështit dhe të përhershëm të fëmijës tuaj.
Kur duhet të fillojmë ti lajmë dhëmbët me furçë, çfarë paste dhëmbësh të përdorni për fëmijën. Do ju instruktojmë si ti lani dhëmbët fëmijës tuaj dhe ta mësoni si ti laj ato. Dietën ushqimore sa më të shëndetshme, ushqimet që duhen dhe ato që janë të dëmshme për dhëmbët (si sheqernat, pijet e gazuara, biberoni me lëngje të sheqerosura, karamelet e buta etj). Këto ushqime sjellin prishjen e dhëmbëve dhe për pasojë dhimbje për fëmijën tuaj.
Prindërit duhet të kontrollojnë dhëmbët dhe gojën e fëmijës. Për çdo shqetësim mund të na kontaktoni. Ndërhyrjet e hershme janë të thjeshta dhe më pak të dhimbshme.
Kryesore është që duhet të kujdesemi për dhëmbët e qumështit njësoj si për ato të përhershmit. Dhëmbët e qumështit ruajnë hapsirat për ato të përhershmit.
Sëmundjet e dhëmbëve të qumështit ndikojnë në formimin dhe daljen e atyre të përhershëm, që mund të çojnë deri në çrregullime funksionale dhe estetike të kavitetit oral të fëmijës. Parandalimi dhe procedura të hershme si fluorizimi dhe silanimi janë thelbësore.
Prandaj është e domosdoshme higjena orale dhe vizitat tek dentisti çdo 6 muaj.