fbpx

Ne ju ofrojmë cilësinë më të lartë të shërbimit, materiale konsumi cilësore, ambient të pastër e të këndshëm, relaksues, pajisje moderne dhe çmime të arsyeshme.
Përpiqemi të krijojmë një lidhje jetëgjatë me pacientët duke i njohur nga afër problemet dhe gjendjen e shëndetit oral  dhe të përgjithshëm  si dhe duke mbajtur kartela personale të detajuara.
Klinika Specialistike Dentare DANI ofron shërbim me orar 11:00 -19:00.
Stafi ynë është  i sjellshëm, i përgatitur profesionalisht, fytyrëqeshur, ka komunikim të përzemërt, ofron suport personal dhe trajtim të kujdesshëm.
Respektojmë në mënyrën më rigoroze  rregullat dhe procedurat e Pastrim-Dezinfektim-Sterilizimit. Për t’ju mbrojtur ju dhe veten tonë. Pacienti nëse dëshiron mund  të shohë dhomën e pastrimit të veglave, pajisjet e sterilizimit si dhe të informohet për procedurat e punës.
Ofrojmë shërbim të kompjuterizuar, me grafi dixhitale.

Misioni ynë

Përmirësimi i shëndetit oral të pacientëve tanë dhe më gjerë, duke iu ofruar atyre:

-Qasje humane, korrekte me ndershmëri dhe mirësjellje,

-Këshilla për mirëmbajtjen e higjienës orale,

-Shërbime të cilësisë së lartë,

-Mjekim cilësor të dhëmbëve,

-Pllomba estetike dhe funksionale,

-Proteza dhe ura estetike të rehatshme dhe funksionale,

 

Formimi i një stafi të kulturuar me plotë kuptimin e fjalës:

-Si ekip lider në stomatologji,

-Me ambient të këndshëm pune,

-Që respekton hierarkinë lartë-poshtë,

-Korrekt me bashkëpunëtorët dhe me pacientët,

-Duke iu ofruar pacientëve shërbim më të mirë se atë që e kanë imagjinuar,

-Komunikativ, me mirësjellje dhe kulturë,

-Bashkëpunues dhe vlerësues,

-Të respektoj kodin e veshjes-pedantërisë.

-Me tendencë të përmirësimit të vazhdueshëm,

-Duke synuar përsosjen në komunikim dhe profesion,

Vizioni ynë

Vizioni i KSD”DANI” është të jetë:

-Model i klinikave dentare dhe më gjërë,

-E përkushtuar në arritjen e rezultateve,

-Krjimi i ambientit të këndshëm,

-Dhënia përparësi punës në grup,

-Besimi dhe respektimi reciprok,

-Respektimi i pacientëve dhe kërkesave të tyre,

-Vlerësimi i vërejtjeve konstruktive dhe

-Synimi  në përsosmëri morale dhe profesionale.

Nëse keni vendosur të na vizitoni në klinikën tonë!