fbpx

Aparatet Fikse (breketat)

Është gjithmonë e më shumë në rritje vëmendja dhe rëndësia që pacientët tanë i kushtojnë estetikës dhe pamjes së jashtme. Nga ana tjetër, për shkak të një sërë faktorësh gjenetikë por dhe ambientale numri i pacientëve që paraqiten tek klinika jonë me grumbullime të dhëmbëve, probleme të kafshimit dhe të nofullave është në rritje. Edhe pse vëmendja dhe shqetësimi i parë i pacientit fokusohet tek ana estetike dhe pamja e jashtme, ajo që ne duam të theksojmë dhe që është po aq e rëndësishme është ana fuksionale. Të gjithë këto çrregullime të grumbullimit të dhëmbëve mund të shkaktojnë disa probleme, si:

  • Vështirësi në mbajtjen e higjienës e cila mund të bëhet shkak i kariesit apo probleme të gingivave
  • Vështirësi në përtypjen mirë të ushqimit në rastet e kafshimeve jo korrekte, të cilat mund të çojnë si rrjedhim në probleme të traktit tretës.
  • Mundësi të thyerjes së ndonjë dhëmbi si pasojë e shtrëngimit të tepërt të nofullave (bruksizëm).
  • Probleme që kanë të bëjnë me vetvlerësimin e ulët për shkak të estetikës jo të mirë.
Të gjitha problemet e sipërpërmendura mund të shmangen nëpërmjet trajtimit ortodontik të duhur me anë të aparateve fikse ose atyre të lëvizshme në varësi të moshës dhe problematikës.
Aparatet fikse ngjiten në dhëmb dhe janë shumë komode gjatë ngrënies dhe të folurit  dhe tolerohen shumë mirë nga pacientët. Në varësi të rastit, përgjithësisht vendosen pasi ka mbaruar dalja e dhëmbëve të përhershëm dhe shërbejnë për zgjidhjen e rasteve të grumbullimit të dhëmbëve apo dhe kafshimeve problematike.
Ka disa lloje aparatesh fikse në varësi të materialit dhe teknikës së përdorur, sic jane: braketat fikse metalike, braketat transparente, braketat linguale, Damon System dhe Damon System Clear (aparat fiks estetik i cilit përdoret tek pacientët të cilët nuk duan tu duket aparati ortodontik)
Mjeku ynë i specializuar në ortodonci do tju shpjegojë dhe sugjerojë aparatin e përshtatshëm për rastin tuaj, kohën ideale për tu vendosur, në varësi të rastit dhe moshës suaj.