Implantet janë elemente në formë të rrënjës që kompensojnë dhëmbin e humbur dhe shërbejnë si bazë për vendosjen e kurorave të porcelanit, urave të porcelanit dhe protezave me bazë akrilik.
Pse është me rëndësi të kompensoni dhëmbët që ju mungojnë?
Ekzistojnë shumë arsye pse është me rëndësi t’i kompensoni dhëmbët që ju mungojnë:
• Nëse keni të gjithë dhëmbët do të keni më shumë vetëbesim.
• Kur dhëmbët janë të humbur, vendi ku kanë qenë dhëmbët në nofull fillon të tërhiqet dhe me kohë mund të humbni aq shumë kockë të disponueshme për vendosjen e implanteve, sa që do të ju nevojitet intervenim kirurgjik për kompensimin e kockës, me kockë artificiale.
• Humbja e dhëmbëve ndikon ne kualitetin e përtypjes dhe përzgjedhjen e ushqimit, shumë njerëzve të cilëve ju mungojnë dhëmbët nuk janë mirë të ushqyer, kjo mund të ndikoj në gjendjen e tyre shëndetësore.
• Humbja e dhëmbëve ndryshon kafshimin tuaj, ndryshimi i kafshimit tuaj të sjell deri te problemet me nyjën e nofullës tuaj.
• Humbja e dhëmbëve sjell deri te ndryshimet në të folur dhe gjithashtu ndikon në vetëbesimin tuaj.