fbpx

Faseta (veneers)

Fasetat e dhëmbëve janë shtresa të holla porcelani të dizajnuara për të mbuluar pjesën ballore të dhëmbëve. Zakonisht rekomandohen nga 6 deri ne 10 faseta porcelani për një arcade.

Faseta jenë një zgjidhje e mirë në rast se ju keni:

  • Dhëmbe të ngjyrosur (nga heqja e nervit)
  • Për përmiresimin e formës së dhëmbëve
  • Dëmtim të kurorës së dhëmbit
  • Korigjim hapesirash ndërmjet dhëmbëve
  • Zgjatje kurore (koronale dhe apikale) kur kurora e dhëmbit është e shkurtër
  • Dhëmbë me defekte te smaltit
  • Nevojë për rregullim pozicioni

Pra fasetat mund të jenë një zgjidhje për një buzëqeshje përfekte për shumë njerëz.

Fasetat e porcelanit japin një paraqitje natyrale të dhëmbit dhe janë shumë rezistente. Janë biokompatibël dhe të mirë tolerueshme nga gingivat. Është mënyra më pak invasive për trajimin e dhëmbëve e krahasuar kjo me këllefat dhe është rruga më e shpejtë për të arritur një buzëqeshje të bukër dhe të bardhë.