Kariesi dentar ose prishja e dhembeve eshte nje semundje komplekse qe shkaktohet nga bakterie dhe nga nje sere faktoresh si: -higjena orale, -dieta ushqimore.
Dhembet e kariuar ose te prishur mund te shkaktojne disa probleme si ere e keqe e gojes, ngjyrosje te dhembeve, dhimbje, veshtiresi ne ushqyerje, infeksione te dhembeve deri ne humbje te tyre.
Prandaj eshte e rendesishme qe kjo te parandalohet, kryesorja higjena orale ( ju duhet ti lani dhembet 2 here ne dite). Ne do ju informojme rreth furces dhe pastes se duhur per ju,si te perdorni fillin dentar dhe cfare shperlarsi te perdorni. Por kjo nuk mjafton, eshte e domosdoshme pastrimi i dhembeve ne klinike, ne menyre profesionale per te larguar pllaken dhe gurzat. Njekohesisht keto kontrolle sherbejne dhe per diagnostikimin/ evidentimin e hershem te prishjes se dhembeve.
Nje diagnoze e hershme e prishjes se dhembeve do te thote nje procedure me e thjeshte, me konservative dhe ruajtje e vitalitetit te dhembit, gjithmone te realizuara pa dhimbje.
Kujdesuni per jetegjatesine e dhembeve tuaj.